Aktualitet
Belgjikë /Kapen me ‘shtëpi bari’, 9 shqiptarë në pranga! U konfiskohen 2.7 mln euro pasuri
Gjykata penale e Leuven në Belgjikë ka dënuar 9 anëtarë të një bande me origjinë shqiptare me dënime deri në 5 vjet burg. Mësohet se organizata kriminale operonte në nëntë plantacione kanabisi.
Po ashtu gjykata konfiskoi 2.7 milionë euro.
Të dy udhëheqësit organizuan logjistikën dhe mbledhjen e të korrave ndaj edhe F. B dhe S. J morën dënimet më të rënda.
Autori me incialet F. B mori katër vjet burg, një gjobë prej 32 mijë eurosh dhe duhet t’u kthejë palëve civile më shumë se 200 mijë euro.
Autori tjetër me inicialet S. J mori një dënim me pesë vjet burg, një gjobë 40,000 euro dhe gjithashtu duhet të paguajë pothuajse 200,000 euro palëve civile.
Ndërsa i gjithë fitimi u konfiskua, por për shkak se anëtarët e bandës ishin pjesë e një organizate më të madhe, dy figurat kryesore duhet të paguajnë të dy 500 mijë euro.
Shqiptarët e tjerë morën 30 muaj burg dhe 8000 euro gjobë. Plantacionet e ngritura midis tetorit 2020 dhe janarit 2023 ishin të vendosura në dhe rreth Leuven dhe një në zonën e Antwerp.