Connect with us

Aktualitet

Ancelotti: Luftuam kundër Milanit, të fokusohemi te Barcelona

Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtypin pas humbjes 1-0 që Reali i tij regjistroi në miqësoren amerikane përballë Milanit, ekip me të cilin ka arritur suksese të paharrueshme si lojtar dhe trajner.

Luftuam dhe bëmë gjëra të mira. Shumë të rinj zbritën në fushë. Rëndësi kishte të konkurronim, dhe ne e bëmë gjatë gjithë takimit. Vlerësimi është pozitiv.

Për të rinjtë ishte një shans i madh për të luajtur në ndeshje të tilla. Në pjesën e parë bëmë me mirë me ‘senatorë’ si Modric dhe Rudiger. Por, për momentin këta lojtarë nuk mund të luajnë më shumë se një pjesë.

Le të përgatitemi për takimin e radhës”, thekson tekniku italian. Reali do të sfidojë Barcelonën në një El Clasico amerikane. Në datën 4 gusht (01:00).

Advertisement