Connect with us

Lifestyle

Efekti i temperaturave të larta në shëndetin mendor, psikiatria thotë…

Temperaturat ekstreme që po shoqërojnë ditët verore kanë shtuar problematikat e shëndetit mendor. Psikiatria Ariana Rreli rrëfen për Euronews Albania , se numri i pacientëve që kërkojnë ndihmën e saj është në rritje çdo ditë dhe vapa duket se është shkaku kryesor.

“Ka rritje të numrit të vizitave, sidomos për gjendjen e ankthit dhe çregullimet e humorit. Ka raste të reja, por ka edhe rikthim të atyre që kanë qenë nën mjekim dhe kanë qenë në tentativë për të ulur sasinë e mjekimit.” –thotë ajo.

Por si ndikon vapa dhe moti ektrem në trupin tonë, aq sa prish të gjithë ekuilibrat.

“Vapa ka impaktin e vetë që e jep në ditët më pas, si në uljet e përqëndrimit, ulja e performancës dhe për këtë shkak rriten edhe sjelljet agresive.” –vijon psikiatrja më tej.

Por jo pak ndikim kanë edhe rrjetet sociale. Ajo cfarë shpesh ekspozohet nga pushimit luksoze mund të shkaktojë probleme tek një kategori që nuk kanë mundësi të tilla pushimi.

Por në këtë situatë, psikiatria sugjeron që të lihen mënjanë rrjetet sociale dhe të gjithë duhet të pushojnë  me mundësitë e tyre. puhsimet verore konsiderohen si motor i energjisë për të rinisur një vit aktiv pune dhe projektesh.

Advertisement