Connect with us

Bota

Pse refuzoi Kate Middleton titullin “Princesha e Uellsit”?

Pas 11 vitesh si Dukesha e Kembrixhit, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II Kate Middleton dhe bashkëshorti i saj, Princi William morën një titull të ri. Princi dhe Princesha e Uellsit titull i cili vlen për trashgimtarët e fronit britanik.

Sipas Robert Jobson, autor i një biografie të re për dukeshën thuhet se Middleton e refuzou titullin. Ai shkruan:

“Në martesën me djalin e madh të princit Charles,Catherine ishte e vetëdijshme se një ditë do t’i duhej të shkelte në gjurmët e vjehrrës së saj të ndjerë – por perspektiva për t’u bërë Princesha e Uellsit nuk ishte tërheqëse,” shkruan Jobson.

“Ajo e dinte se në mënyrë të pashmangshme do të krahasohej me Dianën, vdekja e parakohshme e së cilës kishte provokuar një cunami të tillë zemërimi dhe pikëllimi. Dhe ajo kishte të drejtë.”

Kate është krahasuar vazhdimisht me Dianën.“Në të vërtetë, arriti në pikën ku ajo ndjeu se mund të ndiqte shembullin e Camilla-s, e cila zgjodhi të bëhej Dukeshë e Cornwall) duke refuzuar – kur erdhi koha – të njihej si HRH Princesha e Uellsit.” (Tetë vjet pas vdekjes së Princeshës Diana në 1997, Princi Charles u martua me Camilla Parker Bowles. Camilla refuzoi të përdorte titullin Princesha e Uellsit; në vend të kësaj, ajo njihej si Dukesha e Cornwall. Ajo tani është natyrisht, bashkëshortja e Mbretit dhe mban titullin Mbretëresha Camilla.)

Megjithatë, sipas Jobson, Kate Middleton pranoi titullin e saj të ri kur erdhi koha për respekt si për bashkëshortin ashtu edhe për babain e tij, Mbretin Charles III.

Advertisement