Connect with us

Aktualitet

Pësoi arrest kardiak sapo ra në kontakt me ujin, humb jetën 72-vjeçari në plazhin e Darëzezës

Një i moshuar ka humbur jetën ditën e djeshme në plazhin e Darëzezës. Mësohet se Dh.D 72-vjeç, sapo ka rënë në kontakt me ujin ka pësuar arrest kardiak.

Po punohet për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Njoftimi i Policisë:

Ditën e djeshme, në plazhin e Darëzezës, shtetasi Dh. D., 72 vjeç, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.  

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Advertisement