Connect with us

Aktualitet

Fieri vatër e “Etheve të Nilit”/ Specialistët e shëndetit publik: Të pastrohen kanalet vaditëse

 Tre persona të moshave 50 deri në 60 vjeç janë infektuar me “Ethet e Nilit” në Fier. Tre rastet janë konfirmuar në javën e parë të gushtit, ndërsa dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë infektuar.

Për këta të fundit priten përgjigjet e analizave. Bëhet me dije se të pestë personat janë dërguar nga Fieri drejt Infektivit në Tiranë. Specialistët e shëndetit publik po i bëjnë thirrje Bashkisë së Fierit që të pastrojë kanalet vaditëse pasi këto zona janë një pikë kryesore grumbullimi për mushkonjat.

Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që shkaktohet nga pickimi i mushkonjave. Në përgjithësi, kjo sëmundje është e shërueshme, megjithatë, për rreth 1% të pacientëve, mund të kalojë në meningjit ose encefalit, sidomos te personat e moshuar ose me imunitet të dobët.

Advertisement