Connect with us

Kosova

Varrimi i Faton Hajrizit, publikohen foto teksa qytetarët mblidhen në nderime

Një numër i madh i qytetarëve kanë shfaqur interesimin që të marrin pjesë në varrimin e Faton Hajrizit, trupi i të cilit u soll para pak ditësh nga Serbia për në Kosovë.

Ntv ka siguruar pamje ku shihet se janë krijuar kolona të gjata në drejtim të fshatit Klinë e Poshtme, ku edhe pritet t’i jepet lamtumira e fundit.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi pritet të bëhet nga ora 14:00, me ikindi.

Trupi i Hajrizit u soll para pak ditësh në Kosovë. Ai u gjet i vrarë në Loznicë.

Advertisement