Bota
VIDEO/ U vra me një plumb në ballë, kush është studenti që shpërndante ujë për protestuesit në Bangladesh
Duke përdorur mëngën e tij për të fshirë gaz lotsjellës nga sytë e tij të djegur, 25-vjeçari Mugdho përshkon turmën, duke shpërndarë shishe me ujë për protestuesit, kërkesat e të cilëve për reforma do të rrëzonin së shpejti liderin e Bangladeshit.Pesëmbëdhjetë minuta më vonë, studenti i universitetit do të bëhej dëshmor i lëvizjes protestuese, kur një plumb i shpoi ballin teksa ndaloi për të pushuar gjatë vapës së madhe të pasdites në kryeqytetin Dhaka.
Mugdho, emri i plotë i të cilit ishte Mir Mahfuzur Rahman, u dërgua me urgjencë në spital nga miqtë dhe kolegët e tij protestues, por ishte tepër vonë, sipas binjaku i tij Snigdho, Mir Mahbubur Rahman në intervistën e tij për CNN: “Unë thjesht e përqafova dhe qava.”Videoja e Mugdhos që shpërndante ujë para vdekjes së tij më 18 korrik, shpërtheu në rrjetet sociale të miliona njerëzve në të gjithë Bangladeshin, duke nxitur më shumë njerëz të dilnin në rrugë duke bërë thirrje për drejtësi për jetët e humbura.Ajo që filloi si protesta paqësore kundër një sistemi kuotash për vendet e punës në qeveri u shndërrua në një lëvizje mbarëkombëtare për të rrëzuar nga detyra kryeministren Sheikh Hasina, duke rezultuar në një goditje vdekjeprurëse dhe përleshje që vranë të paktën 300 njerëz, sipas analizave nga media dhe agjencitë lokale.“Vrasjet vazhduan të ndodhnin dhe të gjithë heshtën,” tha Farah Porshia, një protestues 23-vjeçar që punon në një kompani teknologjie në Dhaka. “Ne duhej të ngriheshim për veten dhe për demokracinë.”Hasina iku në Indi me helikopter javën e kaluar ndërsa dhjetëra mijëra protestues marshuan drejt shtëpisë së saj. Deri të enjten, ekonomisti nga Bangladeshi dhe laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Muhammad Yunus ishte kthyer në Dhaka për të formuar një qeveri të përkohshme, përpara zgjedhjeve të cilat sipas Kushtetutës duhet të mbahen brenda 90 ditëve.“Jam i befasuar nga sasia e fuqisë që ne mbajmë”, tha Porshia: “Prej vitesh, të gjithë ne jemi ndjerë kaq të pafuqishëm.”