Connect with us

Pinknews

Protestë për lirimin e Noizy-t? Menaxheri i reperit: Padrejtësi

Menaxheri i Noizy-t ka reaguar pas thirrjeve të disa artistëve për protesta për lirimin e reperit, i cili ndodhet në qeli në pritje të ekstradimit drejt Kosovës ku është shpallur në kërkim për dhunimin e personazhit të TikTok, Medi Iseni në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit në një klub në Pejë.

Ermir Gjyzeli u shpreh se as familja e Noizyt dhe as stafi menaxherial nuk ka ndërmarrë masa për organizimin e asnjë proteste, duke theksuar se do ndjekin rrugën ligjore për pastrimin e emrit të tij.

Reagimi i plotë:

Dje nëpërmjet mediave u informuam se do të organizohej sot një protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë për lirimin e Rigelsit (Noizyt).

Duam të informojmë fansat e Noizyt, publikun e gjerë dhe mediat, se as familja e Noizyt, as stafi menaxherial nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste.

Ne, jemi në një proces gjyqsor dhe do ndjekim vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës dhe pastrimin e baltës mbi emrin e Noizyt

Duam të falenderojmë përzemërsisht fansat dhe kolegët e Noizyt për mbështetjen ndaj tij në këtë situatë absurde padrejtësie.

Punë të mbarë të gjithë atyre që po punojnë drejt së vërtetës

Stafi menaxherial

Advertisement