Aktualitet
Kurti SHPALL FITOREN, çdo gjë sikur dje/ Nuk do të ndryshojë politikë…
Drejtori i OJQ-së “Komunikimi për Zhvillimin e Shoqërisë” (CSD) Ivan Nikoliç beson se partia qeverisëse Vetëvendosje e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është në pozitë shumë të mirë dhe nëse fiton edhe një mandat në zgjedhjet e ardhshme, Albin Kurti nuk do të ndryshojë politikën e tij, sidomos ndaj serbëve në Kosovë.
“Duke pasur parasysh konstelacionin aktual të forcave dhe situatën politike në Kosovë, veçanërisht kur bëhet fjalë për opozitën, mendoj se Kurtit i shkon për shtati që zgjedhjet të ndodhin sa më shpejt, sepse ai është në një pozitë jashtëzakonisht të mirë. Nga këndvështrimi i tij, dhe nga perspektiva e votuesve të tij ai fiton, e sidomos kur është fjala për momentin e tij nacionalist ndaj komunitetit serb, duke marrë parasysh gjithçka që po ndodh në veri”- deklaroi Nikoliç i cili gjithashtu nuk pret që të ketë ndryshime të mëdha nëse Lëvizja Vetëvendosje fiton zgjedhjet dhe se për votuesit e atij subjekti politik, më e rëndësishme është “përleshja” me serbët dhe Serbinë sesa fakti që nuk i ka përmbushur premtime gjatë kohës së mandatit katër vjeçar.