Connect with us

Kosova

Kurti sjell elefantët e luftës/ Strategjia e rrugës me gabime kardinale

Profesori universitar Dritero Arifi ka thënë se administrata e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka gabuar që nga fillimi duke mos menduar strategjikisht dhe se Kosova nuk ka nevojë për “fitore si ajo e Pirros”.

“Përfundimi është se Qeveria e Kosovës nuk arriti të krijojë besim te partnerët evropianë dhe amerikanë, prandaj kritikat janë shumë të ashpra. Nuk është se Kosova nuk është politikisht korrekte, por duhet të mendojmë strategjikisht, dhe ky është një nga gabimet kardinale të Albin Kurtit”- deklaroi Arifi.

Duke komentuar vendimin e kryeministrit Kurti për hapjen e urës kryesore në Ibër për trafikun përkundër paralajmërimeve të BE-së, SHBA-së dhe NATO-s, ai tha se Kosovës nuk i duhen “fitoret e Pirros” pasi sipas tij, ato nuk janë fitore të suksesshme, janë fitore të pjesshme që mund të duken shumë të mira në afat të shkurtër, por janë të dëmshme në afat të gjatë.

Arifi gjithashtu ka shpjeguar se Qeveria e Kosovës kupton vetëm politikën “ose ose”, në vend që të kuptojë politikën “edhe dhe”, pra hapja e urës dhe vazhdimi n e bashkëpunimit me BE-në dhe SHBA-në.

“Gjithashtu unë ende mendoj se BE-ja është në nxitim e sipër, sepse duhet të gjejë një gjuhë kompromisi me Kosovën për të krijuar disi një klimë normalizimi marredheniesh”- deklaroi Arifi

Duke folur për paralajmërimet e BE-së dhe deklaratat e zëdhënësit Peter Stano se masat ndaj Kosovës mund të ashpërsohen, profesori tha se “Kosova mund ta harrojë anëtarësimin në BE”.

“Nëse sanksionet vazhdojnë, nuk është se do të na mbytin, por thelbi është se Kosova mund ta harrojë anëtarësimin e saj në BE për një kohë shumë të gjatë, duke e ditur se brenda BE-së ka vende që nuk duan ta shohin Kosovën e pavarur”- theksoi Arifi, i cili gjithashtu

e quajti “perceptim fëminor dhe banal” politikën e jashtme të Qeverisë së Kosovës.

“Duhe të jemi më të qetë, dhe nëse themi se e kemi veriun nën kontroll, nuk duhet të nxitohemi. Nëse ecim me hapa të vegjëe, do arrijmë të hapim jo vetëm një urë por një mijë ura”, tha Arifi që gjithashtu ka vlerësuar se me insistimin e hapjes së urës kryesore mbi Ibër, qeveria po tenton të shkaktojë probleme dhe zgjedhje të parakohshme.

 

Advertisement