Connect with us

Sport

Barcelona turpërohet në shtëpi, Monaco i shënon tre herë dhe i merr trofeun ‘Gamper’

Pesë ditë para nisjes së sezonit të ri në La Liga, Barcelona është turpëruar duke u mundur 0-3 nga Monaco, në duelin që vlente trofeun “Gamper“. Në Olimpikun “Lluís Companys”, Barça pësoi tre golat në pjesën e dytë.

Camara në të 50-ën minutë, Embolo dhe Elebi ishin autorët e golave për monegaskët, që duket se ulën me këmbë në tokë të besuarit e Flick. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat bënë shumë zëvendësime, ndërsa trofeu shkoi për skuadrën e Ligue I.

Advertisement