Aktualitet
Sërish protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët përplasen me forcat e policisë
Banorët e Thumanës kanë dalë pasditen e sotme në protestë në lidhje me rrugën e re Thumanë-Kashar. Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me rrugën e cila i bllokon ata. Banorët gjithashtu i kanë bërë thirrje punonjësve të Policisë, që të mos t’i ndalojnë të kërkojnë të drejtat e tyre.
“Ne të bëjmë punën tonë, këta të vetët, s’kemi përse të konfliktohemi. Le të hapin rrugën, ne pagesën e bëjmë. Pse duhet të humbas një orë kohë për të shkuar në shtëpi.
S’kam ndërmend të zihem me këta që na kanë sjellë. Mund ta paguaj traun, e kam bërë dhe në Spanjë e kudo. Unë e kam biletën për Angli, por kam vëllain, motrën, njerëzit e mi. Lë t’i japin zgjidhje, unë s’kam ndërmend të përplasem me Policinë,” u shpreh qytetari.
Qytetarët mes brohoritjeve janë përplasur me forcat e policisë për të hapur rrugën. Në këtë protestë i pranishëm është edhe Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria bëhet’.