Connect with us

Kronike

“Autori mund të rrezikojë burg përjetë”, Karamuço zbulon gafën e Prokurorisë në çështjen e Egli Progës

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke folur për ngjarjen e rëndë në Pogradec ku humbi jetën 42-vjeçari, Egli Proga, tha se kamerat e sigurisë tashmë janë në duart e policisë.

Karamuço deklaroi se prokuroria ka bërë gafë të rëndë, duke rikualifikuar veprën penale nga “vrasje me dashje”, në vrasje nga pakujdesia”.

Eksperti thekson se nëse nga hetimet do të vërtetohet se Denis Meçe e ka kërcënuar 42-vjeçarin që t’i marrë lekët e xhiros, sipas tij, do të aplikohet një tjetër vepër penale, jo “vrasje me dashje”, por “shtrëngimi me anë të kanosjes dhe dhunës”, që në rastin e humbjes së jetës së personit, shkon deri në burgim të përjetshëm.

“Për mua, nga të gjitha informacionet që kanë ardhur, qoftë në rrugë zyrtare, qoftë nga dëshmi të personave të tjerë, di të them që policia në asnjë moment nuk ka pasur si qëllim fshehjen e kësaj ngjarjeje, për vetë faktin se edhe vetë referimin e ka bërë korrekt. Për mua, nëse do të dalin rrethana dhe fakte të tjera nga ato që do thuhen në dëshmi, do të aplikohet një tjetër vepër penale, jo “vrasje me dashje”, por “shtrëngimi me anë të kanosjes dhe dhunës”, që në rastin e humbjes së jetës së personit, shkon deri në burgim të përjetshëm.

Por është shumë shpejt për ta thënë këtë. Ka ende dëshmi kontradiktore që duhen zbardhur nga ana e një e prokurorie, e cila deri tani është me karton të verdhë. Ka bërë një gafë shumë të rëndë, mënyrën sesi e ka ndryshuar, rikualifikuar nga referimi i policisë, veprën penale. Në rastin e parë, është përgënjeshtruar totalisht ajo që u tha, nuk e di pse ka pasur shumë dezinformacion. Kamerat e sigurisë janë të plota në duart të policisë, qoftë të lokalit dhe të marketit, ka parë të gjithë ngjarjen, janë të administruara në dosjen e prokurorisë. Policia ka çuar edhe ekspertë nga Tirana për të parë dhe verifikuar të gjitha pamjet filmike..Nga ana tjetër, policia ka bërë referimin, ka bërë negocimin, sepse autori ka qenë për t’u arratisur. Ai u dorëzua më në fund. Mendoj që policia, me aq sa janë informacionet deri rani, nuk ka bërë ndonjë veprim që të dyshoj, që të shikojë nëse ka arbitraritet apo fshehje të provave”, theksoi ai.

Advertisement