Connect with us

Bota

Publikohen pamjet/ Të shtrirë dhe me një qen që i survejon. Ja si kapen robër 102 ushtarët e Putinit

Ushtria ukrainase ka kapur robër 102 ushtarë rusë në rajonin Kursk të Rusisë, thuhet në një njoftim në rrjetet sociale, ku janë publikuar edhe pamjet, se si ushtarët rusë i dorëzohen forcave ukrainase.

Ushtarët rusë janë nga Regjimenti 488 i Motorizuar i Gardës dhe njësia “Akhmat” e Kadyrov. Ky është grupi më i madh i ushtarëve rusë të kapur deri më tani.

Pamjet po bëjnë xhiron e botës, ndërsa ushtarët rusë shfaqen të shtrirë në një fushë dhe mbi kokat e tyre është një qen dhe disa ushtarë ukrainas.

Advertisement