Connect with us

Bota

I kthenin shtëpitë me qira në baza droge dhe monitoronin Policinë me kamera, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Karabinierët e Frosinone në Itali njoftuan se kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, duke ndaluar dy shqiptarë të dyshuar dhe sekuestruar armë dhe një sasi kokaine e hashashi të ndarë në doza.

Në fakt raportohet se ka qenë një valë kontrollesh në banesa të dyshuara për aktivitete të paligjshme ajo që çoi në bazën e të ndaluarve. Media publikoi se aksioni i drejtuar nga toger Massimo Petrosino, u finalizua në zonën e Ater-it, ku janë rezidentë edhe shumë të huaj, duke vijuar operacionin e nisur prej muajit nëntor.

Të enjten pasdite (15 Gusht), karabinierët bënë kontrolle rutinë edhe në Casermone, ku dalluan 2 njerëz që shikonin nga ballkoni i një apartamenti që duhej të ishte bosh dhe diktuan se çfarë po ndodhte. Megjithatë, para se të arrinin në banesë, të dy u larguan, të ndihmuar nga kamerat e vendosura në pika strategjike, të cilat i lejonin të shikonin dhe të parashikonin lëvizjet e policëve.

Advertisement