Connect with us

Rajon

Paralajmëron Vulin: Shqiptarët dhe serbët nuk duan të jetojnë bashkë

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha sot se është shumë e rrezikshme të hapet një urë mbi Ibër të Mitrovicës, sepse, siç tha ai, në Kosovë shqiptarët dhe serbët nuk duan të jetojnë së bashku dhe kur detyrohen të jetojnë bashkë, atëherë ndodhin incidente”.

Sipas tij serbët në Kosovë nuk janë të frikësuar nga njoftimet për hapjen e urës, por janë të shqetësuar.

Duke folur për vizitën e tij të fundit në Moskë, ai tha se Serbia ka mbështetjen absolute politike të Moskës dhe se me zyrtarët rusë ka diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik.

 

Advertisement