Connect with us

Aktualitet

Plas sherri/ Efektivi i policisë kapet me grushta dhe shkelma me turistin

Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në Ksamil, ku një pushues i zhveshur nga mesi e lart është përplasur dhunshëm me një oficer policie. Nga pamjet publikuara nga JOQ Albania, duket se si polici dhe pushuesi zihen me grushta e shkelma.

Ngjarja ka shkaktuar kaos në plazh, ndërsa polici është përfshirë fizikisht në konflikt, duke përdorur forcë ndaj pushuesit. Incidenti ka tërhequr vëmendjen e pushuesve të tjerë, të cilët kanë reaguar me shqetësim ndaj mënyrës se si situata u trajtua.

Advertisement