Kosova
Mustaqet e urës mbi Ibër, zjarri rus mbi Ballkan dhe politika e Perendimit
Sipas analistit Shaban Murati, ministri i jashtem rus Sergei Lavrov dhe zevendes kryeministri serb, I percaktuar nga SHBA si nongrata, Aleksander Vulin, vazhdojne te mbajne ne duar urrat e zjarrit, gati per ti hedhur mbi Ballkanin fuci baroti, kurse Bashkimi Europian dhe ne pergjithesi Perendimi, po merren me mustaqet e urrës kryesore mbi lumin Iber ne Kosove qe ndan Mitrovicen e veriut me shumice serbe nga pjesa tjeter e vendit.
“Lavrovi ka si objektiv strategjik, të nxisë Serbinë të restaurojë legalitetin e regjimit kriminal të Millosheviçit në Beograd dhe në rradhë të parë të reabilitojë dhe të rithejë në fuqi në Beograd politikën kriminale millosheviçiane të hedhjes së Ballkanit në zjarr. Lavrovi eshte finok dhe I njeh mire kolegët e tij me doreza mëndafshi në diplomacinë perëndimore. Shenjat dhe zhvillimet negative të kohëve të fundit tregojnë se një pjesë e diplomacisë perëndimore është gati t’ia plotësojë Serbisë dhe Vuçiçit kërkesat e revizionimit historik të luftrave në ish-Jugosllavi, në emër të përrallës perëndimore për të tërhequr dhe larguar Serbinë nga Rusia. Natyrisht Lavrovi dhe Vulini qeshin e tallen prapa kuintave me diplomacinë perëndimore, e cila nuk sheh fare ose bën sikur nuk sheh që udhëheqësit serbë flejnë rregullisht në shtratin e Kremlinit. Lajçakët, Stanot dhe filoserbet e diplomacisë europiane apo atlantike merren me mustaqet e Çelos në urën e Ibrit, që u dashka mbajtur e mbyllur se ashtu joshet Serbia e Millosheviçëve të rinj” – ka deklaruar Murati, sipas te cilit “Diplomacia perendimore e ka luksin të luaj me fatet dhe integritetin e popujve dhe vendeve të vegjël, por nuk duhet të harrojë se Rusia nuk do të kënaqet vetëm duke parë Ballkanin të digjet përsëri.
“Rusia do të dojë të shohë Europën në flakë pas Ballkanit. Edhe Hitleri ashtu e filloi me Çekosllovakinë e vogël dhe Europa e përkrahu, por pastaj ai hodhi gjithë Europën në zjarr.Nëse diplomacia perëndimore ka shpikur tani armikun te Kosova dhe harron për Rusinë e Serbinë, të jetë e sigurt se e pret i njejti fat nga Rusia.” – potencoi analisti Shaban Murati.