Connect with us

Shkrime

A po sulmohet Adi Krasta në Kosovë, vetem pse vjen nga Shqipëria

A po sulmohet Adi Krasta vetem pse vjen nga Shqiperia?
Ka nje kohe te gjate qe ka shperthyer nje fushate shume e eger, shume e ulet, shume rraciste, kunder Adi Krastes, per te vetmin “gjynaf” se ai vjen nga Shqiperia.
Po e bej nje reagim, sepse ne te njejten menyre si Krasta, ashtu kane qene tebela qitese nje numer i madh i shqiptareve te Kosoves ne Shqiperi, ne vitete 90-ta, te cilet akuzoheshin si “mashtrues e imoral”, e qe ne fakt ishin asgje ne krahasim me ata qe i leshonin keto akuza.
Po me duket si shume absurde te akuzohet nje koleg kaq rende e kaq keq pse qenka pare duke pi kafe me Dejona Mihalin. Jo me larg se sa dje me qelloi te ulesha ngjitur me zv. Kryeministrin Besnik Bislimi. Shume lehte do te ulesha me pi kafe me te.
Te gjithe keta qe po e kritikojne dhe akuzojne Krasten, vetë kane notuar neper ujerat e tij. Keta e dine ne vetën e pare se nese nuk je pjese e pushteteve, nuk je gjekundi, ne asnje post, ne asnje kateder, ne asnje vend ku ka gisht qeveria.
Drejtor ne RTK nuk je bere dhe nuk behesh pa aminin e qeverise, kete e dime te gjithe. Keshtu eshte edhe ne Shqiperi. A eshte mire me ndryshu keto metoda, sigurisht se po. A do ta presim ate dite, jo edhe nja 30 vite, derisa intelegjenca artificiale do te shkaterroje mediat.
Sidoqofte, krejte ne fund, Adi po kritikohet prej nga vjen, e jo çfare po bene. Po akuzohet per nje lajm, kur struktura e redaksise se lajmeve qartazi ka redaktore e kryeredaktore. Drejtoret e zv. Drejtoret jane te fundit qe i shohin lajmet. E ne fund te fundit edhe lajmi i transmetuar nga RTK-ja, besoni se eshte nje asgje, ne krahasim me shume lajme qe jane transmetuar ne ate medium te tredhur nga lider e parti politike nder vite. Ama ne e kemi kujtesen sa njeqelizoret, e tash hyxhym ti gjuhemi te gjithe Krastes sepse dy persona dhane doreheqjen, sepse paska pi kafe ne NBT oil ne autostraden Prishtine – Tirane me Mihalin, dhe sepse qenka ‘ikanak’ i Shqipnise….. Marre!

Advertisement