Connect with us

Kronike

Aksidentohet makina e Policisë, plagoset një efektiv, detajet e para

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në Përrenjas.

Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet i Policisë së Shtetit është përplasur me një automjet tjetër.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një efektiv policie, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertisement