Bota
Ukrainasit sulmojnë portet e Rusisë/ Shpërthen trageti plot me karburant, pamje nga zjarri i fuqishëm
Në portin rus të Kavkaz, në rajonin jugor të Krasnodor, ka shpërthyer një zjarr, sipas autoriteteve lokale.
Kjo ndodhi pas sulmit të sotëm ukrainas në një traget plot me karburant.
Aktualisht po vlerësohen përmasat e zjarrit dhe po përcaktohet nëse ka të lënduar. Disa media ruse kanë publikuar pamjet dhe fotot nga vendi i ngjarjes që tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga porti.
Presidenti rus, Vladimir Putin akuzoi sot Ukrainën se po përpiqet që të sulmojë termocentralin bërthamor rus në Kursk.
Alexey Smirnov, guvernatori i Kurskut, njoftoi se termocentrali bërthamor RBMK-1000 me katër reaktorë sovjetikë është “i qëndrueshëm”.