Connect with us

Shkrime

Ofshama që lëshoi Osmani, më domethënëse se krejt çfarë u tha nga Hovenier kundër Kurtit

Nga Berat Buzhala

Kurrëkund, karakteri i presidents së Kosovës Vjosa Osmanit nuk mund të lexohet më mirë dhe më drejtë sesa në ofshamën që ajo lëshoi kur ambasadori amerikan në Prishtinë bëri një koment, duke mos e ditur se mikrofonat ishin ndezur, dhe fjalët e tij po dëgjoheshin.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Osmanin, Howenier shkoi shumë larg me kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij, teksa në krah e kishte Presidenten e vendit, vetëm heshte, por qartazi duke se ishte e kënaqur me ato që po dëgjonte nga ambasadori amerikan.

Në fund të konferencës, kur gazetarët po shpërndaheshin, Hovenier u kthy nga Osmani dhe iu drejtua me fjalët: “do të doja që të mos I thosha, por…i thashë”. Kurse Vjosa, lëshoi një ofshamë, që e kishte kuptimin, me demek “s’ke çfarë të bësh” – “boll e keni toleruar” – “e ka tepruar edhe ai” – “sikur ta dije se çfarë heq unë me të”, të gjitha shoqëruar me njëfarë ngërdheshje.

Ka kohë që Vjosa Osmani ka filluar të distancohet me Albin Kurtin. Kjo në vetvete nuk ka asgjë të keqe. Problem është se po e bën tinëz dhe në përputhje të plotë me karakterin – jo vetëm politik – të saj.

Vjosa Osmani është spiune e amerikanëve, por gjithashtu e di se fati i saj politik është në dorën e Albin Kurtit.

Pse spiune? Le të themi më mirë ‘snitch’, sepse spiune tingëllon si fjalë e vrazhdë dhe e rëndë.

Sepse gjërat që ajo I flet me amerikanët, s’ka guxim që ti thotë në publik. Ajo shpreson më shumë se të gjithë ne kundershtarët e Albinit, se një ditë Kurti ka për të vdekur politikisht, kurse ajo do jetë trashëgimtarja e vetme e rezultatit të shkurtit të vitit 2021, për tu bërë pastaj më e poshtër se Albin Kurti në raport me këdo tjeter.

Ajo e urren këtë të fundit, jo pse ai ka prirje autoritare, ose pse Albini po na prishka me Amerikën. Ajo e urren Kurtin se egoja dhe ambicija e saj janë shumë më të mëdha se mundësite e saj.

Vjosa nuk e ka inat Albinin pse ai kontrollon policinë, po pse kjo vetë ajo nuk e ka në kontroll, apo edhe pse ai kontrollon Radio Televizionin e Kosovës, dhe ajo jo…

Dallimi i vetëm mes tyre është se Albini ka ndoshta njëfarë ideologjie që le të themi e beson, kurse Osmani si ideologji të vetme ka oportunizmin.

As nuk është e majte, as e djathtë, as liberale, as konservatore. Mos e keni pare vallë të reagojë për ndonjë parim, a ndonjë ligj, perveç për interesat e saj ultra të ngushta.

Advertisement