Connect with us

Aktualitet

Ndezi zjarrin që dogji ullinjtë, procedohet një person në Lushnjë

Një person është proceduar penalisht nga Policia, pasi është autori i një zjarrvënie.

Sipas policisë, Sh.D, ka ndezur një zjarr dhe si pasojë e erës zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke dëmtuar disa ullinj të një shtetasi tjetër.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. D., banues në Hysgjokaj, Lushnjë, pasi ka ndezur zjarr dhe si pasojë e erës zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke dëmtuar disa ullinj të një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Advertisement