Connect with us

Sport

Shuhet ish-trajneri i Anglisë Sven-Goran Eriksson, ishte diagnostikuar me kancer

Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson. Lajmi i trishtë u konfirmua nga Bo Gustavsson, agjenti i ish-trajnerit të Lazios në Suedi, përmes agjentit të tij PR në Mbretërinë e Bashkuar, Dean Eldredge i Oporto Sports.

Gustavsson tha se Eriksson kishte vdekur të hënën në mëngjes në shtëpi i rrethuar nga familja.

Eriksson, trajneri i parë jo-britanik i skuadrës së Anglisë, udhëhoqi Tre Luanët në çerekfinale në tre turne të mëdhenj gjatë periudhës së tij pesëvjeçare në krye midis 2001 dhe 2006.

Në janar Eriksson tha se i kishte “në rastin më të mirë” një vit për të jetuar pasi u diagnostikua me kancer.

Ai drejtoi 12 klube, duke përfshirë Manchester City, Leicester, Roma dhe Lazio, duke fituar 18 trofe

Advertisement