Connect with us

Kronike

EMRI/ I dënuar më parë për vrasje, kush është 46-vjeçari, shënjestra e atentatit të dështuar

Një atentat i dyshuar u tentua të realizohej sot në Berat ndaj 46-vjeçarit Altin Halili. Ky i fundit rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm kriminalë. Mësohet se Halili, i dënuar më parë për vrasje, ishte në qendër të sulmit kur automjeti i tij u qëllua me armë zjarri pasditen e sotme. Bëhet me dije se 46-vjeçari i shpëtoi atentatit pa pësuar dëmtime.

Ndërkohë, në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, të cilat nisën një kërkim të gjerë për të identifikuar dhe kapur autorët e sulmit. Halili ka qenë i dënuar për vrasje në vitin 1997, kur ai vrau Sokol Kaloshin në Rremas të Lushnjes teksa u lirua nga burgu në vitin 2010.

Momentalisht, autoritetet janë angazhuar në hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të gjetur autorët e atentatit.  Po ashtu mësohet se në fshatin Kozare kanë gjetur një automjetit që po digjej që dyshohet se mund të jetë i autorëve.

Nga veprimet e shpejta dyshohet se autorët janë nga qarku Fier dhe për këtë janë angazhuar në veprimeve operacionale dhe shërbimet e Dretorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariateve në varësi të saj.

Njoftimi:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 16.10, në rrugën e fshatit Dushnik, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi A. H, 46 vjeç, banues në Berat, person me precedent të mëparshëm kriminal. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, Forcat Operacionale dhe ato Shqiponja të DVP Berat dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Njëkohësisht është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë i cili ndodhet në vendngjarje.

Gjithashtu në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe gjatë kontrollit të zonës në fshatin Kozare kanë gjetur një automejt që po digjej që dyshohet se mund të jetë i autorëve.

Nga veprimet e shpejta dyshohet se autorët janë nga qarku Fier dhe për këtë janë angazhuar në veprimeve operacionale dhe shërbimet e Dretorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariateve në varësi të saj. Për arsye hetime nuk jepen të dhëna të tjera.

Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale nën drejtimin e Prokurorisë për të bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Advertisement