Connect with us

Bota

Mesazhi dramatik i Orban: Evropa nuk është në dijeni, po vjen një ndryshim që nuk është parë prej 500 vitesh

Viktor Orbán, kryeministri hungarez, tha se Bashkimi Evropian nuk është në dijeni të asaj që po ndodh dhe paralajmëron për një “rend botëror” të ri të orientuar drejt Azisë.

Ai gjithashtu mbështeti kandidaturën e Donald Trump për presidencën amerikane, raportoi Associated Press .

– Evropa ka hequr dorë nga mbrojtja e interesave të veta. Gjithçka që Europa po bën sot është të ndjekë pa kushte politikën e jashtme pro-demokratike të SHBA-së, madje edhe me çmimin e vetëshkatërrimit, tha Orbán.

– Po vjen një ndryshim që nuk është parë prej 500 vitesh. Ajo që ne po përballemi është në fakt një ndryshim në rendin botëror, shtoi ai, duke përmendur Kinën, Indinë, Pakistanin dhe Indonezinë si “qendrat dominuese” të botës.

Orban akuzoi amerikanët se qëndronin pas shpërthimeve që dëmtuan tubacionet e gazit të ndërtuara për të transportuar gazin nga Rusia në Gjermani në vitin 2022.

Ai e quajti atë një akt terrorist të kryer nën drejtimin e qartë të amerikanëve, por ai nuk i mbështeti pretendimet e tij me asnjë provë.

Orban, kujton Oslobođenje , shkoi në Moskë dhe Pekin në fillim të muajit si pjesë e një “misioni paqeje” me synimin për të ndërmjetësuar arritjen e paqes në Ukrainë. Udhëtimet e tij hasën në mosmiratim dhe kritika nga udhëheqësit evropianë.

Advertisement