Connect with us

Shkrime

Macron, mos hajde në Serbi

Nga Nenad Kulaçin

Presidenti serb, i vendit të varfër dhe të vuajtur do presë presidentin e Francës teksa vetëm pak ditë më parë Aleksander Vucic deklaroi se disa njerëz kane planifikuar ta vrasin.

Unë besoj se Franca është një vend serioz dhe se është në dijeni të këtij kërcënimi serioz, por besoj edhe më shumë te presidenti Vucic që nuk ka gënjyer kurrë se disa njerëz duan ta vrasin.

Si mund te realizohet një vizitë kaq të rëndësishme në një atmosferë të tillë…? Do të mbetet gjithashtue paqartë se si, në fund të fundit, Vuçicit i ka shkuar në mendje të organizojë ardhjen e Macron në Serbi dhe pastaj të flasë për faktin se dikush dëshiron ta vrasë.

Do ta përsëris vazhdimisht, në një vend ku 21 vite me pare u vra nje kryeminister, askush nuk ka të drejtë të luajë me historinë e vrasjes së asnjë burri shteti.

Vuçiqi e ka tejkaluar veten dhe duke përsëritur vazhdimisht – atentat, atentat, atentat, ka kaluar edhe atë djalin që vrapon nëpër fshat dhe bërtet – erdhi ujku, erdhi ujku.

Ajo që është e ngjashme me fabulen e Ezopit është se në tregimin e tij ishin delet ato qe u zemeruan, kurse me kete rast eshte populli qe zemerohet, gje qe eshte normale, sepse përderisa ka dele, do të ketë edhe vuajtje.

Tani na duhet edhe te dridhemi për shkak të ardhjes së Emmanuel Macron.

A i ka shkuar ndonjehere ndermend presidentit Macron që dikush në Serbi ka menduar të vrasë kolegun e tij, Presidentin e Serbisë, e per me shume qe kjo gje mbeshtetet edhe nga Perendimi.

Në analet e marrëzisë politike serbe do të shënohet se Ana Brnabić publikoi një video tre minutëshe në të cilën ajo u përpoq të shfaqej e zgjuar, por vetëm më tej e varrosi veten në kokrrën e saj të mediokritetit dhe bindjes, duke akuzuar shumë prej nesh dhe ata jashte se kemi planifikuar te vrasim shefin e saj.

I nderuari Macron duhet të jetë i vetëdijshëm se po vjen në një vend ku kanë hyrë miliarda, apo edhe qindra miliarda euro, me synimin për të rrëzuar presidentin e dashur Vucic.

Dhe këtë nuk e ka thënë Brnabic, por sërish Vuçic. Askush nuk e di se çfarë do të bëjë Presidenti Macron në mes të këtij kaosi.

Franca mori aeroport nga Serbia, do të ndërtojnë një metro, do të shes armë. Të gjitha këto mund të bëhen me e-mail, nuk ka nevojë qe Macron ta vendos veten në një situatë të pakëndshme duke ardhur në Serbi.

Me gjasë edhe Macron merr kërcënime përditë, por gjatë gjithë këtyre viteve nuk e kemi dëgjuar asnjëherë të flasë për këtë.

Njerëzit normalë nuk merren me këtë. Ka shërbime, por shërbimi ynë është një degë e shërbimeve ruse, dhe ato ekzistojnë vetëm nëse dikush mendon të vrasë presidentin dhe nëse është e nevojshme të galvanizojë një kundërshtar të Putinit dhe ta dorëzojë atë në Moskë.

Fatmirësisht për të gjithë ne, Franca është një vend serioz dhe të gjitha ato “historitë e ujqërve” të Vuçicit, ata e dinë shumë mirë se janë mjegullnaja më e zakonshme me të cilën ai dëshiron të provokojë keqardhjen e popullit per veten e vet.

Mendja e shëndoshë na thotë se diçka duhet bërë urgjentisht përpara se gjithçka të shkojë keq…

Advertisement