Connect with us

Aktualitet

41 mijë pensione private, shtohen anëtarët me kontribute vullnetare

Qytetarët kanë rritur interesin për të investuar në skemat e pensioneve private. Në fund të korrikut numri i personave që kanë paguar për të marrë një pension nga fondet vullnetare arriti në 41 300, në rritje 8% që nga fillimi i këtij viti dhe me 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në Shqipëri, kësaj skeme i bashkohen kryesisht punonjësit që punojnë në kompani private, por edhe pse ka më shumë anëtarë nga viti në vit, të dhënat tregojnë se, numri mbetet modest dhe përbën vetëm 3.1% të të gjithë të punësuarve në vend

Në vlerë, asetet në fund të muajit korrik arritën në 7.3 miliardë lekë, me rritje vjetore 18%.

Pensionet vullnetare janë një shtysë, për të garantuar një pension më dinjitoz për moshën e tretë. Kontributet për to mund të paguhet në bazë mujore, 3-mujore, 6-mujore, vjetore ose si shumë e menjëhershme. Kontributet e paguara depozitohen në llogari individuale të anëtarit të fondit të hapura pranë bankës depozitare.

Sa i takon mbulimit, këtë vit, janë gjashtë fonde të pensioneve private, që administrohen nga katër shoqëri.

Advertisement