Connect with us

Rajon

Rama darkon me krerët e Ballkanit në Pragë. Vuçiç ndan fotot

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç gjatë në forumin “GLOBSEC” 2024 që po zhvillohet në Pragë të Çekisë.

Pamjet nga takimi i tyre i ka ndarë presidenca serbe në rrjetet sociale. Rama shihet teksa takon Vuçiç dhe më pas darkon i ulur në tavolinë krah tij.

Ky takim mes Ramës dhe Vuçiç, ndonëse në kuadër të forumit GlobSec, vjen në një kohë kur tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë në nivelet më të larta, ndërsa marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, konsiderohen si në ditën më të keqe.

Vetëm një ditë më parë, Serbia arriti një marrëveshje të rëndësishme me Francën, si nga ana ushtarake, por edhe simbolike, duke nënshkruar blerjen e 12 avionëve ushtarakë nga Franca.

Presidenti francez Emmanuel Macron lëshoi nga Beogradi mesazhe të forta ndaj Kosovës, madje duke thënë se do angazhohet personalisht për disa çështje që prekin serbët e Kosovës.

Ironikisht, Vuçiç thotë se në këtë forum u diskutua për sigurinë e rajonit, për të cilën Serbia është e përkushtuar, ndonëse në realitet, vetëm pak kohë më parë, Kosova u provokua nga një sulm i rëndë terrorist brenda kufijve të saj në fshatin Banjskë, dhe shumë prej autorëve të atij sulmi lëvizin të lirë në Serbi.

Rama darkon me krerët e Ballkanit në Pragë. Vuçiç

 

Advertisement