Aktualitet
Skënderbeu si Rama/ Ironizon Gjokutaj: Heroit Kombëtar i vihet fytyra e një humanoidi
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar ashpër pas poshtërimit të figurës së Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut në bustin e vendosur te Arbëreshët në Itali, ku sipas të gjitha fakteve duket se është fytyra e Edi Ramës.
Në postimin e tij në Facebook, Gjokutaj thekson se ky është një korrupsion artistik i pandodhur më parë, ku Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut i vihet fytyra e një humanoidi pas 500 vjetësh, që rastësisht dhe fatkeqësisht është kryeministri i vendit.
Postimi i plotë i Gjokutaj:
Kemi pare Gjyqtare e Prokurore qe deformojne te verteten dhe denojne te tjere nga ata qe jane fajtoret e vertete!
Kemi pare politikane e shtetare qe ja kane marre pronen pronarit te ligjshem dhe ja kane dhene atij qe nuk i takon!
Kemi pare edhe mjeke e arsimtare te korruptuar sipas takatit!
Por kurre nuk eshte pare korrupsioni artistik si i skulptorit ne fjale ku Heroit Kombetar i vihet fytyra e nje humanoidi pas 500 vjetesh qe rastesisht dhe fatkeqesisht eshte KM i vendit!
O Lei Fenë te pushtetit! Mblidhni mendtë e turpërohi!