Connect with us

Sport

Tentoi më parë të dhunonte Edy Reja, kush është Nazmi Selmani që kërcënoi me jetë Dukën

Nazmi Selmani, kreu i klubit “Iliria” që kërcënoi Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, nuk është një emër i panjohur për publikun. Ai jeton në Fushë Krujë bashkë me familjen, ku drejtën klubin lokal dhe ka në pronësi një nga resortet më të mëdha në vend, “Nord Park Resort”.
Ky nuk ishte konflikti i parë i Selmanit me emra të rëndësishëm në drejtimin e kuqezinjve.
Pak vite më parë, Selmani në gjendje të dehur ka udhëtuar drejt Tiranës për të dhunuar Edy Rejan, në momentin që ky i fundit ishte trajner i kuqezinjve.

ZËRI ka zbardhur edhe dinamikën e plotë të konfliktit mes drejtuesit të klubit “Iliria”, Nazmi Selmani dhe Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Qëllimi i Selmanit ka qenë angazhimi i djalit të tij, Gentian Selmani në ekipin e kombëtares kuqezi.
Selmani i është rikthyer një vit më parë futbollit, pasi për gjashtë muaj rresht ka qenë i dëmtuar. Aktualisht, ai është angazhuar si portier në ekipin e Tiranës, por babai i tij ka dashur që i biri të veshë fanellën kuqezi. Dhe duke qenë se grumbullimi nis nesër, Selmani ka kontaktuar Dukën për t’ia kërkuar këtë nder, por Presidenti i FSHF-së nuk ka pranuar.

Mosrealizimi i dëshirës nga ana e Dukës, që do të përmbushte ëndrrat e tij dhe të djalit, ka bërë që Nazmi Selmani të nisë mesazhe kërcënuese kundrejt Presidentit të FSHF-së.
“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…,”- ka shkruar në mesazh Selmani.
Më pas, bashkë me djemtë e tij dhe një tjetër person i ka shkuar në banesë Dukës, në qytetin e Durrësit, sërish për ta kërcënuar.

Pas denoncimit, autoritetet kanë vënë në pranga:
-Nazmi Selmani, President i klubit “Iliria”,
si dhe dy djemtë e Presidentit të klubit “Iliria” që janë futbollistë në të njëjtin ekip,
-Brajan Selmani 20 vjeç dhe
-Santiago Selmani 22 vjeç.
Dy të tjerët, Adolf Selmani 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë, janë proceduar në gjendje të lirë./ Zëri

Advertisement