Connect with us

Kosova

Ikën Gazivoda, targat, Valaçi, serbët…Rada Trajkoviç për krizën në Kosovë

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti që nga ardhja në pushtet ka punuar për sovranitetin e Kosovës në dëm të serbëve dhe shtetit serb dhe tani ka filloi të punojë për shkatërrimin e sovranitetit të bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas saj, siguria e Kosovës është çështje par excellence e NATO-s dhe prania e Amerikes ketu është më e rëndësishmja.

“Kurti filloi ti injorojë nderkombetaret dhe realizojë sovranitetin e tij edhe në raport me Amerikën. Kur u bë kryeministër bashke me organizaten e tij partiake, deklaruan se do të punojnë për sovranitetin e Kosovës, dhe Kurti filloi ta bëjë këtë, ngadalë dhe me incidente, por edhe në marrëveshje me Beogradin, targat u hoqën matësit, ra liqeni i Gazivodës, vetë serbët u larguan nga institucionet dhe kjo disi i mundësoi atij ta ndertoje sovranitetin në dëm të serbëve dhe shtetit serb” –  tha Trajkovic dhe theksoi se Kosova është në një pozitë specifike, teksa Kurti, duke punuar për sovranitetin, që nënkupton heqjen qafe të institucioneve serbe dhe vështirësimin e jetës për Serbinë, “ai në fakt ka punuar për të shkatërruar planin e Ahtisarit”

Trajkovic beson se komuniteti ndërkombëtar ka perceptimin se ky është një problem shumë serioz, prandaj  “jo me kot, njeriu i parë i CIA-s erdhi në këtë kohë”.

Sipas saj, SHBA-ja nuk ka sanksionuar vetëm Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe vetëm me të “ka ende komunikim të mirë”.

 

Advertisement