Connect with us

Kosova

Vuçiç shkon në Mitrovicë/ Nesër do ta vizitoja Kosovën, nëse më lejojnë ndërkombëtarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se do të dëshironte të vizitonte pjesën veriore të Kosovës, nëse një gjë të tillë do ta lejojnë forcat ndërkombëtare.

“Doja te vizitoja jo vetëm Mitrovicën, por edhe të gjitha vendbanimet dhe fshatrat tona në Kosovë” – ka thënë presidenti serb

Vuçiç ndër të tjera është shprehur “i pikëlluar” dhe “i pakënaqur” me situatën në Veri të Kosovës dhe gjithashtu ka pretenduar se nuk janë të vërteta raportimet “se institucionet e Serbisë nuk funksionojnë në Kosovë”.

“Dy institucionet më të rëndësishme tonat atje funksionojnë, ai i shëndetësisë dhe i arsimit”- ka potencuar Vuçiç.

Kujtojmë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha një javë më parë se në rast se Vuçiç, vjen në Kosovë pa lejen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ai do të arrestohet.

Ai këtë deklaratë e bëri në kontekstin e disa posterave të vendosur në Komunën e Mitrovicës Veriore, me fotografi të Vuçiçit e në të cilat thuhej: “Të presim, komandant suprem”.

Advertisement