Kosova
Gërvalla mpreh shpatën/ Me ‘gjuhë zjarri’ kundër deklaratave amerikane të Obrien dhe Howenier
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në një panel diskutimi në Bled të Sllovenisë duke folur për reagimet e aleatëve, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës për veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në Veri të vendit, tha se raporti i Kosovës me aleatët shkon shumë përtej punëve ditore që bëhen, duke kujtuar ndihmën e NATO-s për çlirimin nga Serbia e Sllobodan Millosheviqit.
Kryediplomatja kosovare ka përmendur edhe çështjen e Urës së Ibrit, duke thënë se do të vazhdohet me hapjen e urave, sepse ato s’janë për të mbetur aty me simbole të vjetra të Sllobodan Millosheviqit në një qytet të ndarë.
“Pra do të vazhdojmë të hapim urat, sepse ato janë për të bashkuar njerëzit dhe qytetet, urat s’janë për të mbetur aty me simbolet e vjetra të Sllobodan Millosheviqit. Do të vazhdojmë të ofrojmë për të gjithë për të jetuar në paqe dhe siguri në vendin tonë” – ka theksuar Gervalla qe duket se me fjalën e saj, i ka çuar mesazh edhe Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Jim Obrien, i cili pak dite me pare I quajti veprimet e Kosovës në Veri të pa koordinuara dhe provokative. Ministrja e Jashtme ka thënë se veprimet e Kosovës s’janë provokim për askënd dhe se provokim për Serbinë është vetë ekzistenca e shtetit dhe Republikës së Kosovës.
“S’do të ndalemi së bëri gjënë e duhur, sepse në anën tjetër të kufirit s’janë të interesuar të shohin Kosovën duke prosperuar. Dhe për të qenë e hapur dhe e sinqertë me ju. Ajo që po bëjmë s’është provokim për askënd, ekzistenca jonë si Kosovës, si Republikë, është provokim për fqinjin tonë verior. Por s’mund të zhdukemi dhe jemi aty për të qëndruar” – ka potencuar Donika Gërvalla