Connect with us

Aktualitet

Protesta në aksin Thumanë-Kashar, disa nga banorët takohen me kryebashkiakun e Krujës

Ka nisur protesta e 12-të e banorëve të aksit Thumanë-Kashar, të cilët protestojnë për hyrje-daljet në autostradën e re.

Disa nga banorët janë takuar me kryetarin e Bashkisë Krujë Artur Bushi, që iu ka premtuar se do flasë me zv-kryeministren Belinda Balluku, që të zgjidhet ky problem. Banorët presin përgjigje deri të hënën, ndërsa kanë paralajmëruar protesta të dhunshme.

Ashtu si në protestat e mëparshme, edhe ditën e sotme forcat e shumta të policisë, ndodhen në protestën e banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës.

Advertisement