Connect with us

Kosova

Vulin i hyri Putinit në shtrat, ky i fundit i dha një mesazh domethënës për Vuçiçin

“Tre ditë pas përfundimit të një marrëveshjeje “historike” me presidentin francez Emmanuel Macron, blerjen e avionëve luftarakë Rafale dhe asgjësimin e mbetjeve bërthamore franceze, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dërgoi ne Vladivostok bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Aleksandar Vulin, kundër të cilit SHBA ka vendosur sanksione, për të qetësuar Vladimir Putinin. Duket se rusët janë të pakënaqur me “afërsinë” dhe bashkëpunimin mes Serbisë dhe Francës dhe madje edhe sepse Vuçiq do t’i dorëzojë MiG-ët e tij të vjetër në Ukrainë përmes miqve të tij të rinj. Prandaj është dashur një reagim i shpejtë” – keshtu ka shkruar shkruan Jutarnji list.

Si një serb haptazi rus, Aleksandar Vulin ishte më i miri për atë mision, që Vuçiq të mos ekspozohet shumë ndersa vazhdon politikën e uljes në disa karrige, gjë që deri tani po ia del.

Dhe ndërsa Vuçiq u betua në konferencën në Pragë se Serbia nuk eshte një “kalë trojan rus” dhe se ai “nuk e kishte dëgjuar apo parë Putinin për një kohë të gjatë”, Vulin në qendër të Lindjes së Largët ruse e siguroi Putinin se Serbia ishte e tij dhe mbetet partneri më besnik, se ajo nuk do të vendosë sanksione dhe nuk do t’i nënshtrohet “histerisë anti-ruse që mbizotëron në Perëndim dhe se Serbia nuk do të jetë një terren trajnimi për veprime anti-ruse”.

Vulin e siguroi liderin rus se “blerja e Rafale nuk do të thotë asgjë për marrëdhëniet ruso-serbe”.

Putin është i kujdesshëm, prandaj edhe i kujtoi Vulinit se në mars 2025 skadon kontrata e gazit rus për Serbinë.

Përveç kësaj, Putini është i interesuar për situatën në Ballkan dhe dëshiron, siç raportojnë mediat ruse, të flasë për këtë me Vuçiqin. Ai është veçanërisht i interesuar për situatën e sigurisë dhe gjithçka rreth BiH-së, veçanërisht “si është situata me Dejtonin”. Vulin sigurisht e ka shpjeguar gjithçka mirë, por Putini, shkruajnë mediat ruse, “do të ishte i lumtur ta dëgjonte nga goja e Vuçiqit”.

Megjithatë, për ta tunduar Vuçiqin, Putin i dërgoi Vucicit një ftesë për samitin e BRICS, i cili do të mbahet në qytetin rus të Kazanit në fund të tetorit. Sipas shkrimeve të mediave të rralla të pavarura serbe, si Danas i Beogradit, kjo e vendosi Vuçiqin në një pozitë të ndërlikuar.

Disa analistë nga Serbia besojnë se nuk ka gjasa që Aleksandar Vuçiq të vizitojë Putinin.

Mirëpo, Putini është Putin, ndaj i ka përmendur dy herë Vulin-it, siç raportojnë mediat ruse, se po i skadon “kontrata e gazit” dhe se “po e pret Vuçiqin në Kazan”. Prandaj per Vucicin minutat po pershpejtohen dhe duhet te vendose, me lindjen apo perendimit, port e mos harrojme, ai eshte nje xhongler cirku I persosur…

Advertisement