Connect with us

Politike

“PS blindoi Tiranën, PD shpërbleu Këlliçin”/ Curi: Veliaj, mostër për vota! Iljazaj: E djathta vuri bast të madh

Drejtuesit e zgjedhur politikë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike u analizuan nga të ftuarit këtë mbrëmje në “Top Story”.

Pedagogu Ervis Iljazaj u shpreh se vendosja e Belind Këlliçit, i cili në zgjedhjet vendore te vitit të kaluar humbi thellë përballë Erion Veliaj, si drejtues politik i PD-së në Tiranë, është një bast i madh për partinë. Ndërsa analisti Arjan Curi u shpreh se Këlliçit “iu shpërblye” fakti që hoqi dorë nga mandati i deputetit për të garuar në zgjedhjet për kryebashkiak në kryeqytet, por edhe angazhimi me denoncimet e bëra ndaj qeverisë. Sa i përket PS-së, te ftuarit shprehet se e majta “blindoi” Tiranën, duke zgjedhur tre figura të forta, sikurse cilësojnë Erion Veliajn, Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun.

Iljazaj: Këlliçi ka humbur me 60 mijë vota në Tiranë. Është një bast i madh që ka vënë PD. Salianji për shembull fitoi në Kavajë. Nuk gjej një logjikë në këto vendime. E shoh garë të vështirë për PD-në

Spiropali ikën nga Shkodra se thuhet se s’ka gjetur balancën midis rrymave mbi dhe nëntokësore. Kam informacion që është përplasur nga pjesët e botës parapolitike. S’më habit fakti që kryetari i parlamentit këtu bën fushatë. Veliajn e shohin të tërë në rënie, unë e shoh në ngritje. Veliaj pas Asamblesë nuk u pa as të hante drekë me Ramën, iku me vrap. Nuk hëngri drekë me Ramën buzë detit. Dikush e pyeti ku po shkon, ai tha do iki të filloj fushatën. Veliaj i duhet Ramës, e ka apo s’e ka qejf, është një mostër për të mbledhur vota. Ramës kësaj radhe i duhet dhe Veliaj është i vetmi që arrin të prodhojë vota.

Rakipllari: PS ka zgjedhur në Tiranë 3 persona që kanë shumë pushtet. Veliaj dhe Spiropali janë 2 nga 3 pikat kryesore të PS. Është Rama dhe këta dy, zotërojnë dhe autoritet brenda PS. Edhe Manastirliu që ka një kohë të gjatë që është ministre, Tirana është një artileri e rëndë.

PD nuk ka mundësi dot të ketë pushtet. Mund të kishte zgjedhur një figurë te re, ka zgjedhur Këlliçin. Ai vërtet i ka humbur zgjedhjet me Veliajn por denoncimet që ka bërë, kanë aktivizuar SPAK dhe i kanë dhënë një lloj fuqie. Por, për terrenin, akoma nuk ka treguar fuqinë e tij.

Advertisement