Kosova
Peshku i Artë Vuçiç, SHBA e përkëdhel nga barku, ai i plotëson dëshirat
“Aleksandër Vuçiç është një lloj peshku i artë, të cilit politikanët e huaj thjesht e perkedhelin nga barku dhe ai ua plotëson menjëherë dëshirat.
Nga litiumi, te premtimet për ndërtimin e centraleve bërthamore e deri te blerja e avionëve Rafale. Ai e di që per momentin pozita e tij në pushtet varet më shumë nga Perëndimi dhe ai sillet në përputhje me rrethanat” – Keshtu tha në një intervistë për gazetën “Nova”, politikani serb Bojan Pajtiç.
Sipas tij, prioriteti i vetëm i Aleksandër Vuçicit është të qëndrojë në pushtet sa më gjatë dhe me siguri do të vazhdojë të flirtojë me Rusinë dhe Kinën dhe do të vazhdojë të përmbushë dëshirat e tyre.
Duke folur për veriun e Kosovës, ai tregoi se ato pak institucione të mbetura serbe aktualisht po mbyllen, ndërsa Vuçic publikon teksa bën petulla për ushtarët.
“Shteti nuk bën asgjë sepse marrëveshja franko-gjermane po zbatohet për momentin. Institucionet nga Prishtina marrin pjesë aktive në këtë, dhe ato nga Beogradi në mënyrë pasive. Nuk është rastësi që e gjithë kjo filloi të ndodhte në Kosovë në momentin kur Emmanuel Macron, iniciatori i planit franko-gjerman, ishte në Beograd. E gjithë kjo është e koordinuar qartë” – deklaroi Pajtiç, duke theksuar se presidenti Vucic ia preu kokën komunitetit serb në veri të Kosovës dhe me shumë vetëdije bëri të mundur gjithçka që ka ndodhur ne keto 12 vite.