Kosova
KOLAPS/ BE-ja dhe SHBA-të janë përgjegjësit më të mëdhenj për dështimin e dialogut Kosovë-Serbi
Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin joqeveritar për Politikat e Demokratizimit në Berlin, vlerësoi se bashkësia ndërkombëtare, BE-ja dhe SHBA-të, janë përgjegjësit më të madh për kolapsin e plotë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Siç tha ai, përgjegjësit e “status quo-së” nuk e pranojnë fajin në dialog, por merren me simulime.
“Për fat të keq, ata nuk e pranojnë se e gjithë faza e dialogut ka dështuar. Ata as që e pranojnë përgjegjësinë për përshkallëzimin e situatës nga Zveçani, përmes Banjskës. Ata mbeten në pozicionin e përsëritjes së njoftimeve dhe reagimeve ndaj lëvizjeve të njëanshme të Serbisë. Fatkeqësisht, kjo është një dinamikë fatale në të cilën ata janë te vetmit përgjegjës për veprimet e Kosovës”- deklaroi tWeber, duke shtuar se ka pak mundësi që takimi ndërmjet negociatorëve kryesorë të Kosovës dhe Serbisë të sjelle ndonje lloj rezultati.