Connect with us

Kosova

Vuçiç i etur përtej ujit dhe një det me lajme të këqija për Marko Gjuriç

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, tha se masat dhe lëvizjet e prezantuara nga presidenti Aleksander Vuçic janë fjalë për fjalë fillimi i një epoke të re në luftën për të drejtat e serbëve në Kosovë dhe për mbijetesën e dialogut. Sipas tij, prej dy vitesh Albin Kurti e ka eleminuar plotesishte dialogun, si metodë për ruajtjen e situatës në terren, të paktën në një nivel normal.

Ai paralajmëroi intensifikimin e fushatës diplomatike në bashkësinë ndërkombëtare dhe shtoi se presidenti Vuçic do të ketë edhe një sërë takimesh gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork kete javë.

Gjuriç përsërit se ajo që kërkon Serbia nuk është asgjë që shkon përtej fushëveprimit të së drejtës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, por se ajo nuk dëshiron që dikush ta përkthejë atë të etur përtej ujit.

“Kur ne kërkojmë zgjedhje të lira në veri… Nuk mund të heshtim dhe të pretendojmë se është normale që komunat ku jetojnë 97 për qind të serbëve udhëhiqen nga shqiptarët me 0.03 për qind të mbështetjes dhe se këto janë këmbëngulje legjitime. Akbin Kurti nuk e respekton as kushtetutën e tij, e cila garanton se ai duhet të ketë serb në pozita kyçe në qeveri, sepse nuk po ben gje tjeter, vec po emëron kukulla” – deklaroi Gjuriç.

Qëllimi i Serbisë, tha ai, është të mbrojë serbët në Kosovë në një kohë të vështirë të turbulencave te pa precedenta gjeopolitike

Advertisement