DOSSIER
Kush ishte e dashura 14-vjeçare e Stalinit me të cilën pati një djalë
Josif Stalini, njeriu më i frikshëm në Bashkimin Sovjetik, kishte një marrëdhënie të gjatë me katërmbëdhjetëvjeçaren, Lidija Pereprygina, të cilën e takoi kur ishte në moshën 36-vjeçare dhe me një martesë pas krahëve. Në vitin 1914 u internua në Siberi nga Car Nikolla II.
Thashethemet filluan të qarkullojnë në dekadën e ardhshme në tabloidet perëndimore, të ndaluara nga Bashkimi Sovjetik, për t’u konfirmuar pesëdhjetë vjet më vonë nga kërkimet e KGB-së në arkivat ruse dhe dëshmitë e bashkëfshatarëve të Lidias. Për më tepër, një test i ADN-së mbi pasardhësit e gruas konfirmoi lidhjen me Stalinin.
Doli se të dy jetuan së bashku deri në tetor 1916, kur u zbuluan nga një polic, dhe se ajo mbeti shtatzënë tre herë, duke i abortuar dy të parat dhe më në fund lindi një djalë, kur Stalini u largua për në Rusi, pavarësisht premtimeve të dasmës që bëri dhe pa dijeni për atësinë.
Diktatori e mësoi të vërtetën për atësinë e tij vetëm më vonë, por vendosi të injoronte fëmijën dhe të mbulonte të gjithë këtë çështje.