Connect with us

Politike

Klodiana Lala tregon detaje nga hetimet ndaj dyshes Meta-Kryemadhi

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi detaje nga hetimet për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

Lala tha se janë duke u hetuar që nga shkollimi i fëmijëve të Metës dhe Kryemadhit në Britaninë e Madhe dhe ka dyshime se ka patur transaksione jashtë vendit, blerje pronash jashtë Shqipërisë, transaksione dhe kalime asetesh në drejtim të personave të tretë.

“Prokuroria e Posaçme deklaron se është duke vijuar hetimet për dosjen e Metës dhe Kryemadhit, dhe është shumë e vështirë të rrjedhin detaje nga kjo dosje.

Nga burime jashtë SPAK-ut, pra nga palë të treta, kam mësuar se ka shkresa ose letër-porosi në drejtim të disa vendeve, brenda dhe jashtë BE-së, ku janë kërkuar të dhëna, sepse në rastin konkret nuk bëhet fjalë vetmë për rastin e dosjes CEZ-DIA, apo të lobimit në SHBA, por Prokuroria e Posaçme si në rastin e zotit Ahmetaj, të zotit Berisha në rastin e dosjes “Partizani”, edhe në rastin e zotit Meta është duke gjurmuar pasuritë e ish-presidentit dhe të bashkëshortes së tij dhe të personave të lidhur me ta.

Duke qenë se shumë vepra penale dyshohet se janë konsumuar përgjatë viteve dhe ka kaluar një kohë e gjatë dhe është parashkruar afati dhe veprat penale. Mesa duket pasuria që përkthehet në një akuzë për veprën penale të pastrimit të parave, në rastin konkret janë duke u hetuar që nga shkollimi i fëmijëve të zotit Meta dhe zonjës Kryemadhi në Britaninë e Madhe, ka dyshime se ka patur transaksione jashtë vendit, dyshimet për blerje pronash jashtë Shqipërisë, transaksione dhe kalime asetesh në drejtim të personave të tretë.

Pra në këtë fazë është hetimi. Se kur do të ketë një rezultat këtë nuk jam e qartë se kur do të ndodhë, por dosja ka më tepër se katër vite”- tha Lala.

Advertisement