Connect with us

Kosova

A po shtrëngohet unaza rreth Milan Radoiçiç/ Ja çfarë ka paralajmëruar Dreçun

Deputeti i Partisë Progresive Serbe, Millovan Drecun, mendon se shteti i Serbisë së shpejti duhet ta ndjekë penalisht ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e ngjarjeve të vitit të kaluar në Banjskë, por gjithashtu theksoi se “Ekstradimi i Radoiçiqit në Prishtinë nuk do të ndodhë.”

“Besoj, dhe e kam thënë disa here që duhet sa më parë, duke pasur parasysh se kemi rrëfimin e një personi, i cili përmes avokatit ka pranuar se ka marrë pjesë në organizimin e ngjarjeve ne Banjske dhe procesi penal ndaj tij duhet të fillojë sa më shpejt, dhe kjo per dy arsye”, tha Drecun dhe shtoi:

“Njëra është të ulim presionin perëndimor që po vjen ndaj nesh. Britanikët flasin vazhdimisht për këtë, e patë Macronin kur erdhi, edhe ai foli për këtë. Edhe pozicioni i SHBA-së është qe Serbia të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës”

Një arsye tjetër pse Drecun mendon se Radoicic duhet te perballet me drejtesine, është edhe zvogëlimi i “hapësirës së manovrimit për manipulim nga ana e Albin Kurtit.

Drecun gjithashtu theksoi se opsioni i ekstradimit të Radoiçiqit në Prishtinë nuk ekziston, sepse është e pamundur të ekstradohet një shtetas serb në një pjesë të territorit të okupuar.

Advertisement