Kosova
Kosova ‘fluturoi’, Banjska u rrëzua si kanaçe/ Humbja në paqe e Aleksandër Vuçiçit
Ish-diplomati serb, Nebojsha Vujoviq tha se Kosova është fundi i historisë dhe se ajo që u shpëtua në luftë humbi në paqe dhe vlerësoi se presidenti Aleksandar Vuçiq tani ka një “detyrë të re” për të mundësuar nxjerrjen e litiumit dhe për të shpëtuar industrinë gjermane të automobilave.
Kosova është fundi i historisë, “e mori macen me vete”, ka thënë Vujovic në serinë e intervistave për politikën e jashtme të Serbisë dhe ka vlerësuar se Vuçiq ka humbur në paqe.
“Eshte Vuçiq ai qe po e dorëzon Kosovën, nuk po e rrëmben Perëndimi” – ka deklaruar diplomati I njohur
Sipas mendimit të tij, kur policët serbë hoqën uniformat e tyre, Vuçiq humbi mbretëreshën në një lojë shahu, dhe më pas ai shkoi më tej dhe i pengoi serbët të votonin, kështu që shqiptarët me mbështetjen e dy për qind morën pushtetin në veri. Vujoviq gjithashtu kujtoi edhe “faullin” me ngjarjet e Banjskës, për të cilin nuk dihet nëse ishte Beogradi qe e organizoi apo nuk ka ditur fare për të.
“Keto gabime çuan në një marrëveshje të heshtur për t’i dhënë fund problemit të Kosovës me masa urgjente dhe thjesht për ta transferuar plotësisht në Prishtinë në përputhje me planin gjermano-francez dhe aneksin e Marrëveshjes së Ohrit” – shpjegoi Vujovic.
Ai mendon se Vuçiq është një “zbatues i shkëlqyer” i të gjitha marrëveshjeve të arritura dhe se në vazhdimësi ka përmbushur gjithçka që është shkruar në Marrëveshjen e Brukselit dhe në aneksin e Ohrit.
Sipas tij, “Banjska shërbeu vetëm si shkas për të shpërthyer dhe për të kryer punën shpejt”
Lidhur me aktakuzën e Prishtines për konfliktin në Banjskë, ai interpretoi se puna më e rëndësishme për vendet e Kuintit në vitin e kaluar ishte zbatimi i marrëveshjes nga dialogu, kështu që rasti i Milan Radoiçiqit dhe Banjskës. “u rrëzua në rrugë si kanaçe”.
I pyetur për qëndrimin e Serbisë në politikën e jashtme, ai tha se Vuçiq është një njeri që ka ngrënë grurë nga disa hambarë.
“Punoi për një kohë, por tani disa hambarë janë mbyllur. Vizita e Alexander Vulin tek presidenti rus Vladimir Putin dhe ftesa në BRICS është një paralajmërim serioz” – deklaroi Vujovic duke theksuar se “Vuçiq, si lider autoritar, nuk i përshtatet sistemit të vlerave bazë të Bashkimit Evropian, si demokracia, liria e mediave dhe ndarja e pushtetit gjyqësor, ekzekutiv dhe legjislativ. Megjithatë, Evropës nuk i intereson se si është Vuçiq. Rëndësi ka që Vuçiq “të japë qumësht”, pavarësisht nëse është e tretur ne çokollatë, si Kosova, apo pak e helmuar, si litiumi”