Connect with us

Kronike

U paraqit në QSUT i plagosur në këmbë, arrestohet autori pas disa orësh (EMRI)

Një 42-vjeçar është paraqitur ditën e sotme i plagosur në urgjencën e QSUT-së për ndihmë mjekësore. Sipas policisë, 42-vjeçari ishte plagosur me thikë në këmbë. Ndërsa pas disa orëve është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorin.

Ai është identifikuar si Viserjon Metuku, teksa ende nuk dihen shkaqet që çuan në konfliktin i cili la pas një të plagosur. I plagosuri u shpreh se nuk kishte arritur që të shikojë dhe identifikojë personin i cili e dëmtoi me mjet prerës thikë dhe më pas u largua.

Advertisement