Connect with us

Politike

Vrasja e Egli Progës, ministri Hoxha: Këmbanë alarmi për shoqërinë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha komentoi edhe rastin e vrasjes së Egli Progës në Pogradec, duke thënë se është një kambanë alarmi për shoqërinë, pasi nga një ngjarje u kthye në krizë.

“Rasti i Pogradecit, kjo është kambana më e madhe e alarmit për shoqërinë shqiptare sesi një ngjarje kthehet në një krizë. U manipuluan të gjitha faktet, u hodh baltë mbi policinë, u shndërrua nga një ngjarje në një krizë. Unë jam ministër i Brendshëm, veprimet e policisë ishin të qarta në përputhje me ligjin. Policia e Shtetit atë ditë ishte në detyrë dhe do të jetë në detyre”, tha ministri.

Hoxha u pyet po ashtu nga deputeti demokrat Ervin Salianji, në lidhje me përdorimin e aplikacionit Sky Ecc nga punonjësit e policisë. Në përgjigje ministri tha se kush e ka përdorur do përballet me ligjin.

“Në lidhje me sistemin Sky ECC dhe dua tju theksoj se punonjësit e policisë së shtetit kanë deklaruar me vullnetin e tyre nëse i kanë përdorur këto aplikacione ose jo. Ata që i kanë përdorur do të përballen me masat dhe ligjin që është në fuqi. Sa i takon kompensimit financiar të punonjësve të policisë në raport me orët e shërbimit gjatë sezonit veror dhe kuotën e veshë mbathjeve, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka hartuar një dispozitë”, tha ministri.

Advertisement