Rajon
Plagoset me armë zjarri një shqiptar në mes të Athinës
Një shqiptar është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në zonën e Omonias në qendër të kryeqytetit grek, Athinës.
Mediat greke raportojnë se krimi është regjistruar pas një konflikti. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar në spital për trajtim mjekësor, teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Raportohet se ngjarja dyshohet se ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Kreta dhe Acominato. Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta dhe nuk ka të dhëna as për autorin/ët. Në vendngjarje policia greke ka gjetur 7 gëzhoja.
Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.