Kronike
Atentat shqiptarit në Athinë/ Shënjestra ka qenë në burg për vrasje
Një shkëmbim zjarri ka ndodhur pak pas orës 18:00 në “Omonia”, në kryqëzimin e rrugëve “Kretis” dhe “Akominatou” në Athinë.
Informacionet e para flasin për një të plagosur, por policia nuk arriti të gjejë askënd në vendngjarje. Më vonë, një shqiptar me një plagë depërtuese në shpatull, i identifikuar si Flori, u paraqit në Spitalin “Laiko” dhe aktualisht po i nënshtrohet një operacioni.
Sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet se një fuoristradë ka hapur zjarr ndaj tij, ndërsa ai ndodhej në një kafene. Nga analiza e gëzhojave të gjetura, policia e konsideron ngjarjen si një atentat, pasi ai është qëlluar 7 herë nga një makinë Jeep.
Hetimet sugjerojnë se sulmi mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë, dhe ekziston mundësia që Flori të ketë qenë objektivi i gabuar. Ai ka një të kaluar kriminale, duke qenë se ka qenë në burg për vrasje dhe është origjinalisht nga veriu i Shqipërisë.
Autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e mundshëm.