Connect with us

Kosova

Shteti sovran në Shqipëri, studiuesi nga Kosova: Është hapja e perdes për krijimin e shtetit të Kishës serbe në Kosovë

Studiuesi nga Kosova, Ardian Muhaj ka reaguar pas lajmit që kryeministri Edi Rama i dha shqiptarëve, duke njoftuar se planifikon të shpallë një shtet sovran të bektashinjve brenda territorit të Shqipërisë.

Muhaj lë të nënkuptohet se kjo është një lëvizje e rrezikshme, dhe një sinjal për Beogradin, për një shtet të ngjashëm të Kishës serbe në Kosovë. Sipas tij, këto ide të keqbërësve, komplotohen po në beograd.

“Ideja e krijimit të një shteti sovran në territorin e shtetit shqiptar, në fakt është hapja e perdes për krijimin e një shteti sovran të kishës serbe në Kosovë… Edhe një herë në Beograd, rrugët e keqbërësve po komplotohen…”, shkruan Muhaj në rrjetet sociale.

Advertisement